×
  • Lajme
  • Lajme

    1.45 miliard lekë për projektimin e portit të Durrësit – Pas marrëveshjes me arabët, hapet tenderi për portin e ri në Porto Romano

    Insajderi
    12 June 2021 - 13:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projektimi i detajuar teknik i portit të ri tregtar të Durrësit në Porto Romano do të kushtojë rreth 1.45 mld lekë. Autoriteti Portual Durrës ka hapur procedurën tenderuese për këtë vepër portuale, pas marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë “Emaar Group” me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe  për transformimin e portit aktual në zonë turistike të dedikuar për pasagjerët dhe jahtet.

    Sipas dokumenteve të tenderit për portin e Porto Romanos, kompania fituese duhet të projektojë një terminal shumë funksional për të përballuar të gjithë trafikun e kontejnerëve, mallrave të përgjithshëm, mallrave të projektit si dhe trafikun e grurit dhe vajit vegjetal që përpunohen aktualisht në Portin e Durrësit. Gjithashtu, pjesë e projektit duhet të jetë një terminal i mallrave rifuxho për të përballuar të gjitha ngarkesat e papastra, përfshirë qymyrin, mineralet, etj. si dhe ambientet për autoritetin portual, kapitenerinë e portit, doganat, autoritetet shëndetësore dhe shërbimet e zjarrfikjes, ambulancës dhe sigurisë.

    Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 9 korrik e këtij viti, ndërkohë që kompania fituese do të ketë 8 muaj kohë për përfundimin e projektit nga momenti i nënshkrimit të kontratës. Në dhjetor të 2020-ës qeveria shqiptare nënshkroi një marrëveshje pa garë për dhënien me koncesion të portit aktual të Durrësit, ndërkohë që sipas deklaratave publike investimi i kompanisë arabe parashikohet të kapë vlerën  e 2 mld eurove. Projekti përfshin ndërtimin e një porti marinë, apartamente, hotele, qendra tregtare dhe ambiente argëtuese.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark