×
  • Lajme
  • Lajme

    1 i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin e rëndë në Prishtinë

    Insajderi
    27 June 2024 - 17:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, ka konfirmuar se në aksidentin mes autobusit të trafikut urban dhe një veture në fshatin Keqekollë të Prishtinës, ka ndërruar jetë një person.

    Në një përgjigje për Insajderi, Borovci ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë mbetur të lënduar edhe 14 persona të tjerë.

    “Rreth orës 14:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Keqekollë të  Prishtinës. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë. Për pasojë një person ka humbur jetën ndërkaq katërmbëdhjetë të tjerë kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.”, ka thënë Borovci.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark