Një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britani, qëndrojnë pas hekurave.
Sipas shifrave zyrtare, më shumë se 1200 shqiptarë janë në burg dhe kryesojnë kështu listën me mbi 130 kombësi të të burgosurve në vend. Pas shqiptarëve, vijnë kosovarët dhe vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit dhe irakenët. Nga ana tjetër, numrin më të ulët të të burgosurve e kanë shtetasit gjermanë, italianë, indianë, grekë, amerikanë, francezë dhe kinezë.
Të dhënat tregojnë se numri i shtetasve të huaj të burgosur është më i lartë se ai i anglezëve të burgosur në Britaninë e Madhe.
Kjo është hera e parë që një analizë e tillë kryhet mes pretendimeve se ka pasur një “mbulim institucional” mbi publikimin e shkallës së krimit të migrantëve.
Deputetët konservatorë i kanë kërkuar qeverive konservatore dhe laburiste si Danimarka dhe disa shtete të SHBA-së, të publikojnë të dhëna, të cilat do të mundësonin përpilimin e tabelave të niveleve të krimit të emigrantëve të çdo kombi.
Ndërsa të dhënat për kombësitë midis popullsisë së burgosur zbulojnë shkallën e krimeve të rënda të kryera nga shtetas jo britanik, nuk ka të dhëna për vepra penale të kryera nga emigrantët, të cilët nuk janë burgosur.