×
  • Lajme
  • Lajme

    1 thes miell gati 17 euro, vazhdon të rëndohet xhepi i kosovarëve

    Insajderi
    09 March 2022 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Si pasojë e luftës në Ukrainë, kohët e fundit është vërejtur ngritje e çmimit të shumë produkteve bazike. Tanimë është rritur  edhe çmimi i miellit e grurit, gjë që ka goditur rëndë xhepin e qytetarëve të Kosovës, shkruan Insajderi.

    Në një foto të dërguar nga qytetarët në gazetën Insajderi, vërehet se çmimi i një thasë mielli (25 kg), ka arritur në 16.79 euro, ndërkaq 1 litër vaj është bërë 2.29 euro.

    Po ashtu, rritje ekstreme e çmimit është vërejtur edhe tek vaji. 1 litër vaj në markete është rritur në 2.29 euro.

    Këtë rritje enormë e kishtë paralajmëruar edhe kryetari i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, Bashkim Zejnullahu,  duke thënë se çmimi i 100 kg miell në Kosovë do të arrijë deri në 60 euro.

    Zejnullahu po ashtu kishte paralajmëruar edhe për shtrenjtim të bukës deri në 50 cent në tërë vendin.

    Kujtojmë se në vend janë shtrenjtuar edhe karburantet, si dhe shumë produkte të tjera bazike./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark