10 euro litra? Berjani qetëson qytetarët: S’ka rritje drastike të çmimit të naftës në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    10 euro litra? Berjani qetëson qytetarët: S’ka rritje drastike të çmimit të naftës në Kosovë

    Insajderi
    17 June 2025 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Për shkak të tensioneve të fundit mes Izraelit dhe Iranit, çmimet e naftës në tregun botëror po shënojnë rritje, duke shkaktuar shqetësime për furnizimin global. Megjithatë, sipas Fadil Berjanit, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, qytetarët nuk duhet të shqetësohen për rritje drastike të çmimeve në vend.

    Nuk mund të parashikojmë se cilat do të jenë çmimet në ditët në vijim, pasi ka lëvizje të mëdha në bursat ndërkombëtare dhe ndikim të madh nga lufta mes Iranit dhe Izraelit. Megjithatë, nuk ka nevojë për panik, sepse qytetarët tanë po furnizohen me çmimet më të ulëta në rajon.

    “Çmimet aktuale në Kosovë për diesel dhe benzinë luhaten në intervalin 1.14 deri 1.25 euro për litër. Nuk ka asnjë arsye për panik apo për keqinformim se nafta do të shkojë në çmime të papërballueshme, siç janë pretendimet e rreme për 10 euro për litër,” tha Berjani për Insajderin.

    Ai shtoi se ndikimi i zhvillimeve gjeopolitike në Lindjen e Mesme, veçanërisht roli i Iranit në ngushticën strategjike të Hormuzit, po monitorohet me kujdes, por tregu kosovar i naftës mbetet relativisht i qëndrueshëm.

    “Sot çmimet në tregun kosovar sillen përafërsisht këto janë çmimet me pakicë neper pika karburanti: Dizelli 1.15 cent deri 1.24 cent, Benzina 1.16 cent deri 1.25 cent”, theksoi ai.

    “Sot çmimet me shumicë te importuesit tanë janë përafërsisht: Dizelli 1.11 cent, Benzina 1.12 cent”, tha ai tutje.

    “Nuk ka shancë teorike që nafta të behet 10€ këto janë gënjeshtra të qëllimshme dhe po bëhet panik te qytetarët”, theksoi ai për Insajderin.

    “Shoqata jonë do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe do të njoftojë publikun për çdo ndryshim të mundshëm,” përfundoi Berjani.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark