×
Analiza

“10 mijë i erdhën në tavolinë gjatë takimit”, si iu lypi Kurti para Blerim e Shkelqim Devollit? – VV sot etiketon opozitarët për afërsi me ta

Insajderi
10 October 2022 - 12:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Krerët e partive opozitare në Kosovë, sot janë etiketuar nga Lëvizja Vetëvendosje si njerëz të afërt me biznesmenët Blerim e Shkëlqim Devolli. Por, Albin Kurti sa ishte në opozitë kishte kërkuar 20 mijë euro nga ta për financim të fushatës zgjedhore – 10 mijë prej të cilave sipas një ish-partiaku të Kurtit i kishin shkuar në tavolinë gjatë takimit, njeriut që sot është kryeministër i vendit

Lëvizja Vetëvendosje, e njohur për shpërndarje të propagandës, sulme e etiketime të njerëzve që nuk pajtohen me liderin e tyre, ka nisur një formë tjetër të sulmeve në përpjekje për të mbuluar dështimet e qeverisë Kurti II.

Përmes disa video montazheve, VV ka nisur akuzuat e etiketimin e personave të ndryshëm sidomos politikanëve e drejtuesve të opozitës – për dështim të shtetit.

Në videon 2 minutëshe të LVV, përmendet terminalet e djemve të Isa Mustafës, Devollëve teksa paraqiten fotografitë e Shkëlqim e Blerim Devollit, Sami Lushtakut e Margarita Kadriut.

Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, kryetarin e PDK-së Memli Krasniqin e kryetarin e AAK-së Ramush Haradinajn, Vetëvendosje i lidhi me llogon e Devolli Corporation – që e kanë në pronësi terminal doganor, pikërisht në videon ku flisnin për terminalet në vend.

Më tej në këtë video akuzohen kryetarët e partive opozitare se do “bërtasin edhe më shumë kur do të fillojë së shpejti konfiskimi i pasurisë së paligjshme e vetingu në drejtësi”.

Por, i vetmi politikan që publikisht është përmend si përfitues i parave kesh të vëllezërve Blerim e Shkëlqim Devolli – është Albin Kurti, shkruan Gazeta Insajderi.

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Florin Krasniqi disa herë publikisht kishte treguar se si është financuar Vetëvendosje nga Devollt.  Dhe se parët nuk i kishin shkuar përmes zyrtarëve. Por në duar të Albin Kurtit.

Rrëfimi i tij, i ripërsëritur tregon në detaje momentet e takimit mes Kurtit e vëllezërve Devolli që është zhvilluar në restorantin e tij. Ky takim sipas Krasniqit ka ndodhur gjatë vitit 2011, ku sipas tij Albin Kurti ka kërkuar mbështetje financiare nga Devollt.

Madje, sipas Krasniqit, shuma që kishte kërkuar Albin Kurti nga biznesmenët e njohur ishte 20 mijë euro – 10 mijë nga të cilat Krasniqi thotë se Kurtit i erdhën në tavolinë gjatë takimit.

“Në 2010-2011 ai [Albini] ardhë në restoran temin  “Univers”, jemi ulë, unë jam kanë me vëlla temin dikush u kane prej VV-së edhe dy vëllezërit Devolli”.

“Albini me ka thanë a po i thirrë Devollt, i kam thanë po. Jemi ulë në restorant, Albini u ka thanë “me na nimu”. Blerimi tha sa?. 20 mijë. E kanë kqyrë njani tjeterin [Blerimi e Shkëlqimi] kanë thanë PO. “A janë boll. Po faleminderit. Kemi ndërru muhabet. Kur janë ba gjysë ore ka ardhë financieri i tina, I ka pru 10 mijë euro kesh. Sot një javë -dy javë ua biem tjerat”, kishte thënë ish deputeti biznesmen i Lëvizjes Vetëvendosje Florin Krasniqi, për takimin e famshëm Kurti me vëllezërit Devolli.  

Në kuvendin e Kosovës edhe deputeti i PDK’së Abelard Tahirit ua kishte përmendur deputetëve të VV’së financimin nga Devollt.

 “ Nëse për një parti është e dokumentume që financohet nga Devollët, atë e ka thënë vetë ish – deputeti i VV’së Florin Krasniqi. Pra, në këtë rast lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, janë një subjekt politik dhe një lider i një partie politike të cilët financohen nga Devollët. Nëse qytetarët ndërlidhin diçka me zarfin dhe një parti politike janë zarfet e Devollëve e të Vetëvendosjes” ka thënë Tahiri.

/Gazeta Insajderi

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark