×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    10 milionë para-porosi për Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge

    Insajderi
    17 March 2016 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka kaluar një javë nga lansimi zyrtar i Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge, telefonat e rinj të Samsung që janë lansuar në më shumë se 60 vende të botës, duke përfshirë edhe Kosovën.

    Me sa duket kompania jugkoreane ka marrë më shumë para-porosi sesa ka pritur fillimisht.

    Kompania gjithashtu shpreson se modelet e reja të telefonave të saj të kenë një ndikim të madh në Kinë, një nga tregjet më të mëdha të telefonave të mençur në botë.

    Sipas një raporti të ri, Samsung Galaxy S7 dhe Galaxy S7 Edge kanë kaluar shifrën prej 10 milionë para-porosive, dhe pritet që këto shifra të arrijnë në 15 milionë njësi deri në kohën e kur para-porositë të mbyllen – më 18 mars.

    Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge janë pritur mjaft mirë në krahasim me paraardhësit e tyre. Jo shumë kohë më parë, kompania zbuloi se shitjet e gjeneratës së re të telefonave të saj në Evropë janë 2.5 herë më të mëdha se pajisjet e mëparshme Galaxy.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark