Një vajzë me emrin Nicole Doyon e cila shpesh jep këshilla në TikTok për relacionet mes çifteve, shtjelloi një temë e cila shpesh nxit debat në shoqëri: Pse gratë tërhiqen në marrëdhënie, që nuk janë më tërheqës se ato?
Arsyen e ka shpjeguar në një video që ka mbledhur më shumë se 10 milionë shikime dhe po ashtu ka pranuar se është habitur që shumë njerëz nuk e dinin këtë.
Mediat kroate: BE e ka ekspozuar përfundimisht Vuçiqin, cilat do të jenë pasojat?Giacomo Vrioni me gol të bukur në Amerikë, por ekipi i tij pëson humbje në shtëpiAriu tmerron banorët e një qyteti sllovak: Pas raportimit për një grua të vdekur, dy pe…Me fustan të zi të tejdukshëm, Nora Istrefi duket në top formëKaos dhe dhunë në derbin e madh turk – Fenerbahce fiton si mysafir ndaj Trabzonsp…
“Shpesh shihni çifte, kur vajza është më tërheqëse se i dashuri i saj, dhe disa mund të pyesin se si kjo është e mundur. Dhe kjo është për shkak se ndoshta ai e trajton atë siç duhet të trajtohet një grua”, shpjegoi Nicole.
@nicole_doyon Mind blown 🤯
♬ original sound – Nikki❤️🔥
Ajo bëri të ditur se femrat mund të hyjnë në lidhje me një mashkull që nuk është më tërheqës se ai pasi nuk gjykojnë.
Influencerja, gjithashtu ua bëri të ditur meshkujve që edhe nëse do të ishin tërheqës, relacioni mes tyre dhe vajzave nuk do të zgjaste, nëse meshkujt nuk do të silleshin siç duhet.
“Neve na pëlqen të hyjmë në lidhje me një mashkull që nuk është më i bukur se sa ne, nëse është shakaxhi, dhe na trajton në mënyrë të mirë”, deklaroi Nicole mes tjerash. /Telegrafi/