×
Euro 2024

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Insajderi
27 June 2024 - 16:11
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nga lotët e Riccardo Calafiorit deri te goli më i shpejtë i Shqipërisë në historinë e Euros dhe sigurisht grupi E absolutisht i çmendur, ne hedhim një vështrim në momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani.

Euro 2024 ka ofruar tashmë shumë dramë dhe emocione, dhe ndërsa gara hyn në fund të saj me raundin e 16-të që fillon të shtunën, ne hedhim një vështrim në momentet që na kanë lënë më së shumti përshtypje gjatë këtij Evropiani.

1). Në ndeshjen hapëse ishte fitorja më e thellë

Fitorja dhe disfata më e madhe e Euro 2024 deri më tani. Po, Gjermania na ka mësuar me momentet e epërsisë së pamëshirshme të futbollit ndër vite, por 5-1 në ndeshjen hapëse, duke luajtur në shtëpi, thjesht nuk mund të anashkalohej. Gjermanët deri tani kanë fitoren më të thellë ndaj Skocisë e cila e mbanë rekordin për disfatën më të thellë.

2). Shqipëria shënon golin më të shpejtë në historinë e Euros

Shqipëria tashmë janë eliminuar, dhe megjithatë, kanë siguruar kaq shumë momente të jashtëzakonshme. I pari duhet të jetë goli më i shpejtë në historinë e Euros, vetëm 23 sekonda pas fillimit të ndeshjes kundër Italisë, duke përfituar me zgjuarsi nga një gabim në mbrojtjen e Axurrëve. Nedim Bajrami do të mbahet gjatë në mendje për atë gol.

3). Calafiori shpërthen në lot pas golit të barazimit të Italisë

Nuk ndodh gjithmonë të shënosh një autogol dhe më pas të ndihmosh shokun e skuadrës për një barazimin vendimtar në lojën e ardhshme. Italia po humbte 1-0 ndaj Kroacisë, pothuajse në sekondat e fundit, mbrojtësi Riccardo Calafiori dha një asistim për Mattia Zaccagnin i cili realizoi për 1-1 në minutën e 98-të duke i dhënë barazimin Italisë dhe kalimin tutje.

Sekonda më vonë, teksa gjyqtari dha bilbilin e fundit, një Calafiori i rraskapitur u rrëzua në tokë dhe shpërtheu në lot gëzimi. Pa atë gol, Italia do të ishte eliminuar.

4). Selfie i djaloshit të vogël në fushë me Cristiano Ronaldos

Ky fëmijë i vogël sfidoi sigurinë për të vrapuar në fushë dhe për të bërë një selfie me idhullin e tij Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes së Portugalisë kundër Turqisë, pasi fituesi i shumëfishtë i Topit të Artë u sigurua që ai të mos prekej nga personat e sigurimit. Ky ishte një nga momentet më të bukura në Euro 2024.

5). Tifozët e Anglisë hedhin gota bosh birre ndaj Gareth Southgate

Duke lënë mënjanë momentet e lezetshme, siguria e gabuar ka qenë me të vërtetë një problem në Euro 2024. Një nga shembujt më për të ardhur keq ishte menjëherë pas Angli-Slloveni, kur tifozët hodhën gota bosh birre nga tribuna drejt trajnerit anglez Gareth Southgate, pavarësisht se Anglia përfundoi e para në grup. “Nuk kam parë asnjë ekip tjetër të kualifikohet dhe të marrë të ngjashme”, ishte komenti i Southgate pas ndeshjes.

6). Gjasula shënon gol dhe autogol në të njëjtën ndeshje

Një tjetër fund i lumtur me autogol, një tjetër moment i Shqipërisë. Në barazimin 2-2 kundër Kroacisë, mesfushori Klaus Gjasula kaloi nga zero në hero teksa shënoi në portën e tij përpara se të shpengonte veten vetëm pesëmbëdhjetë minuta më vonë me një barazim në sekondën e fundit. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në asnjë kampionat të mëparshëm.

7). Austria mposht Holandën dhe Francën për të fituar grupin D

Me të drejtë të thuhet, Austria ka qenë zbulimi i vërtetë i turneut deri më tani. Pavarësisht se përfunduan në një grup vdekjesh, ata arritën të përfundonin të parët, përpara gjigantëve si Franca dhe Holanda, si dhe Poloninë. Përpjekjet e skuadrës dhanë rezultat në ndeshjen e fundit pasi Marcel Sabitzer shënoi gol në fitoren 3-2 ndaj Holandës për ta mbyllur Grupin D si lider.

8). Gjeorgjia me nokaut në tokë në debutimin e turneut të madh

Ata kishin nevojë për një mrekulli dhe ata bënë një mrekulli. Kualifikimi befasues i Gjeorgjisë në raundin e 16-të erdhi vetëm pas fitores 2-0 të së mërkurës kundër Portugalisë së Ronaldos. Në fillim të turneut, pak do të kishin parashikuar se kombi i vogël Kaukazian do t’i kishte arritur, dhe megjithatë ata fituan një vend në 16 më të mirat e Evropës në debutimin e tyre. Deri ku mund t’i shtyjë tani entuziazmi i tyre?

9). Lamine Yamal thyen rekordin për lojtarin më të ri të Kampionatit Evropian

Ai është aq i ri sa, sipas ligjit gjerman, teknikisht nuk i lejohet të luajë pas orës 23:00. Në moshën 16-vjeçare, spanjolli Lamine Yamal është bërë lojtari më i ri që ka dalë në fushë në të gjitha kampionatet evropiane. Talenti i mrekullueshëm i Barcelonës i lindur në vitin 2007 i përmbushi në mënyrë të përsosur pritshmëritë, duke luajtur në të tre ndeshjet e Spanjës deri më tani.

10) Grupi më i çmendur në një Kampionat Evropian

Na duhej të prisnim deri në ditën e fundit të fazës së grupeve për ta parë – por më në fund ndodhi. Rumania, Sllovakia, Belgjika dhe Ukraina përfunduan të gjitha me pikë të barabarta, me nga katër pikë secila. Fatkeqësisht, për ta, Ukraina u eliminua pasi ishte e fundit në grup në diferencë golash. /Telegrafi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark