10 muaj të Qeverisë Kurti – ushtarët ende ushqehen nga kompania e mikut të Agim Veliut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    10 muaj të Qeverisë Kurti – ushtarët ende ushqehen nga kompania e mikut të Agim Veliut

    Insajderi
    02 December 2021 - 20:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti ka fituar mbi 50% të votave duke premtuar se në Qeverinë Krejt dhe Drejt nuk do të kenë vend përfituesit nga regjimi i vjetër.

    Por, gjatë gati 10 mujabe të qeverisjes së tij një prej përfitusve më të mëdhenj është një biznesmen që ka lidhje të fuqishme me Agim Veliun, një prej armiqve më të mëdhenjë të Kurtit.

    Miku i Veliut, Ragip Mustafa është pronar i “Beni Dona”. Ai është futur nën hetime për falsifikim të dokumenteve të cilesisë së ushqimit, shkruan Gazeta Insajderi.

    Megjithatë, ministria e Armend Mehajt ende nuk ka guxuar që të merr vendim për shkëputjen e kontratës.

    Ka paralajmëruar se do të merren hapa ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë.

    “Ministria e Mbrojtjes është duke i konsideruar edhe hapat tjerë ligjor dhe administrativ lidhur me këtë kontratë”, thuhet në njoftimin e MFSK-së lidhur me kontratën për ushqim me kompaninë “Beni Dona”, shkruan Gazeta Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark