10 ndeshjet gjatë “epokës” së De Biazit ku Shqipëria u ndëshkua në fund - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    10 ndeshjet gjatë “epokës” së De Biazit ku Shqipëria u ndëshkua në fund

    Insajderi
    18 June 2016 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Që nga viti 2012 De Biazi bëri debutimin në kombëtaren kuqezi në një ndeshje miqësore ndaj Gjeorgjisë, e deri dy ditë më parë, kur Kombëtarja u mund në limit nga Franca, janë në total 10 ndeshje që Shqipëria pëson pas minutës së 80-të.

    Duke iu referuar edhe takimit dramatik me “gjelat” për Evropianin, dje në rrjetet sociale nuk munguan ironitë.

    “Shqipëria duhet të luajë 80 minuta për të mos pësuar gol”, citohej nga tifozët.

    Mirëpo, nëse shikon statistikat e ndeshjeve të epokës “De Biazi”, trajneri italian e ka nisur me Shqipërinë pikërisht në një ndeshje ku ka humbur nga një gol në minutën e 81-të.

    Rastet më të vështira janë gjatë eliminatoreve të fundit, kur ndaj Portugalisë dhe Serbisë në “Elbasan Arena”, Shqipëria është mundur vetëm pas golave në minutën e 90-të.

    Në miqësoret e muajve të fundit, por edhe në debutimin me Zvicrën në Europian, u duk sikur makth u bënë fillimet e ndeshjeve, teksa pësonim që në 10 minutat e para, shkruan gazeta shqiptare Panorama.

    Mirëpo, tashmë është rikthyer alarmi i fundit të takimeve, ku historikisht Shqipëria ka lënë pikë gjithnjë në minutat e fundit.

    Untitled-8

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark