10 ndeshjet më të mëdha të luajtura në Camp Nou - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    10 ndeshjet më të mëdha të luajtura në Camp Nou

    Insajderi
    10 March 2017 - 11:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndeshja e të martës në mbrëmje, zhvilluar në Comp Nou, ishte një ndeshje historike, e cila do të mbahet mend gjatë nga sportdashësit, por në stadiumin legjendar të Barcelonës janë luajtur edhe shumë ndeshje të tjera, “të çmendura”.

    Barcelona 6-1 PSG, 08 mars 2017. Barcelona kualifikohet në çerekfinalet e Champions League, pasi kishte humbur ndeshjen e parë në Paris, me rezultatin 4-0.

    Manchester United 2-1 Bayern Munchen, 26 maj 1999. Nuk është Barcelona, por luhej ndeshja finale e Champions League, ku anglezët shënojnë dy herë në minutat shtesë ngrenë trofeun.

    Barcelona 3-0 Gothenburg, 16 prill 1986. Barcelona, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-0, fiton atë të kthimit me të njëjtin rezultat dhe kualifikohet me penallti, me rezultatin 5-4

    Barcelona 3-0 Anderlecht, 01 nëntor 1979. Barcelona, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-0, fiton atë të kthimit me të njëjtin rezultat dhe kualifikohet me penallti, me rezultatin 4-1.

    Barcelona 3-0 Ipsëich Toën, 07 dhjetor 1978. Barcelona, pasi kishte humbur ndeshjen e parë 3-0, fiton atë të kthimit me të njëjtin rezultat dhe kualifikohet me penallti, me rezultatin 3-1.

    Barcelona 4-0 Milan, 12 mars 2013. Pasi humbi ndeshjen e parë në Milano, me rezultatin 2-0, në Camp Nou, Barcelona fiton bindshëm dhe kualifikohet.

    Barcelona 5-1 Chelsea, 18 prill 2000. Spanjollët humbën ndeshjen e parë 3-1 dhe po me këtë rezultat fiton 90 minutat e kthimit. Në shtesë, Barça e Figos shënon edhe dy gola të tjerë dhe shkon në gjysmëfinale.

    Barcelona 4-1 Dynamo Kiev, 29 shtator 1994. Edhe në këtë datë, katalanasve ju duhej të rikuperonin humbjen 3-1, të ndeshjes së parë dhe ia dalin me sukses.

    Barcelona 5-0 Real Madrid, 29 nëntor 2010. Duhej të ishte dita kur Jose Mourinho do të rikthente dominancën e madrilenëve në Spanjë. Pas një starti perfekt në kampionat, Reali i portugezit pëson një humbje turpëruese ndaj rivalëve të përhershëm.

    Barcelona 3-2 Valencia, 17 qershor 2001. Rivaldo shënon një tregolësh fantastik dhe zhvlerëson dopietën e Ruben Baraja-s, për Valencian./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark