×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete fizike

    Insajderi
    25 November 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Studimi i fundit ka zbuluar një lidhje mes kohës së kaluar ulur dhe rrezikut të rritur për probleme me zemër dhe vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

    Kështu thonë gjetjet nga një ekip kërkuesish nga Massachusetts General Hospital, me autor kryesor Shaan Khurshid, një kardiolog elektrofiziolog

    Rreziku i këtyre sëmundjeve rritet ndjeshëm kur një person kalon më shumë se 10.6 orë në ditë duke qëndruar ulur, edhe nëse i përmbush rekomandimet për aktivitet fizik.

    Hulumtuesit theksojnë se reduktimi i kohës së kaluar ulur mund të ndihmojë në zbutjen e rrezikut për këto probleme shëndetësore, duke përfshirë këtu aktivitetet e thjeshta si ecja apo përdorimi i një tavoline qëndruese.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    25 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark