Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë për gjendjen në FSK.
Sipas saj vetëm në muajin tetor dhjetë ushtarë kanë dhënë dorëheqje.
“Dhjetë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë dhënë dorëheqje nga FSK-ja vetëm në muajin tetor. Pra merreni mend, dhjetë pjesëtarë të FSK-së. Ja ku e keni sjellë vendin”, tha ajo në seancën e Kuvendit.