×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    10 profesionet më të kërkuara në teknologji për 2019-ën

    Insajderi
    17 January 2019 - 15:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Peisazhi i profesioneve teknologjike për 2019-ën duket i përafërt me 2018-ën, ku rolet në zhvillim softueri, siguri kibernetike dhe në shkencën e të dhënave dominojnë. Kompanitë tradicionale po shndërrohen në kompani teknologjike dhe ky trend do të vijojë.

    10 profesionet më të kërkuara në teknologji në 2019-ën:

    • Inxhinier i Sigurisë Kibernetike

    Siguria është shqetësim madhor për kompanitë dhe konsumatorët në një botë të ndërlidhur.  Inxhinierët e sigurisë kibernetike janë në linjën e parë të mbrojtjes së produkteve dhe shërbimeve që shfrytëzojmë çdo ditë.

    • Inxhinier AI/Machine Learning

    Përhapja e teknologjive të inteligjencës artificiale dhe machine learning ka rritur kërkesën për këtë profesion. Të gjithë po kërkojnë të gjejnë mënyra për të përmirësuar praktikat dhe efikasitetin e bizneseve si dhe të automatizojnë proceset ditore.

    • Zhvillues Full-Stack

    Zhvilluesit full-stack janë ndër profesionistët më të kërkuar aktualisht në treg sipas sajtit të kërkimit të vendeve të punës Indeed. Kompania kanë filluar të distancohen nga ekipet front-end dhe back-end të zhvillimit në favor të zhvilluesve të cilët mund të punojnë në nivele të ndryshme aplikacionesh.

    • Data Scientist

    Sipas Glassdoor, ky është profesioni më i mirë që mund të gjeni në SHBA dhe ka ngelur i tillë për të paktën tre vitet e fundit.

    Është një prej profesioneve më të kërkuara sepse çdo kompani ka nevojë të grumbullojë të dhëna dhe punonjës që në mënyrë efektive i organizojnë dhe analizojnë.

    • Zhvillues Python

    Rritja e inteligjencës artificiale ka rritur kërkesën për zhvillues Python tek sipërmarrjet. Aktualisht kjo gjuhë programimi është me rritjen më të shpejtë dhe e lehtë për tu mësuar.

    • Zhvillues Java

    Zhvilluesit Java do të mbeten ndër më të kërkuarit në 2019-ën sipas Indeed dhe Glassdoor. Pavarësisht rritjes së Python dhe R, Java vijon të dominojë sipërmarrjet dhe ka në favor ekspansionin Cloud.

    • Zhvillues JavaScript

    JavarScript është një gjuhë shumë popullor tek sipërmarrjet. Ekipet e zhvillimit front-end dhe back-end kanë filluar të afrojnë teknologjistë të cilët janë të aftë në përdorimin e librarive dhe strukturave të JavaScriptit për të ofruar ndërfaqe përdoruesi më cilësore.

    • Inxhinier Cloud

    Postimet e vendeve të punës që përmbajnë terma si informatika cloud apo inxhinier cloud janë rritur me 25% krahasuar me 2015-ën sipas Indeed. Këtë trend e ka ndihmuar edhe largimi i kompanive nga një model infrastrukturor lokal drejt infrastrukturave cloud.

    • Scrum Master

    Organizatat kanë filluar të përdorin Scrum për të organizuar zhvillimin e softuerit. Kjo metodë do të zgjerohet në 2019-ën edhe më shumë. Mijëra kompani po punësojnë të ashtuquajturit mjeshtra të Scrum me qëllim që të arrijnë ekselencë në vetë organizim dhe të krijojnë ambiente agile.

    • Inxhinier DevOps

    Me rritjen e popullaritetit të DevOps, organizatat kanë nisur një “gjueti” ndaj inxhinierëve të kësaj kategorie sipas Indeed. Numri i postimeve të vendeve të punës për DevOps është rritur nga 1% në 2012-ën në 24% në 2017-ën sipas Indeed. Këta profesionistë renditen të dytit në listën e Punëve më të Mira në SHBA të Glassdoor./ PW

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark