Asnjë masë ndëshkuese nuk është ndërmarrë nga Qeveria Kurti kundër njerëzve të përfshirë në skandalin e ryshfetit, të njohur si “10 qitash, 20 ma vonë”, shkruan Gazeta Insajderi.
Ministri Liburn Aliu ka mohuat përfshirjen e tij, por, ende nuk ia ka shkëputur kontratën kompanisë “Infratech”, te përfshirë në skandal.
Po ashtu, nuk është proceduar emri i kësaj kompanie për t’u futur në Listë të Zezë, ku përfshihen kompanitë qe përjashtohen nga prokurimi publik.
Me gjithë mungesën e vendimeve, Vetëvendosje sot ka postuar një video në faqen zyrtare në Facebook.
Aty është vetëm një deklarate e Kurtit kundër ryshfetit.
Nuk flitet për ndonjë vendim te Kurtit kundër ryshfetçinjve të ministrisë së Liburn Aliut por për sloganin që kjo parti ka përdorur në zgjedhje “Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim” e për të cilin pretendon se e ka jetësuar.
“Pa ryshfet n’fillim e pa haraç n’fitim” është sllogani i zgjedhjeve që u jetësua me qeverisjen e re të VETËVENDOSJE!-s. Investitorët e jashtëm kanë parë luftimin serioz të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gatishmërinë për forcimin e rendit dhe ligjit, dhe një sërë politikash të tjera qeveritare që kanë krijuar siguri dhe kanë shtuar mundësi për të investuar në vendin tonë”, shkruan Vetëvendosje në faqën zyrtare.