×
  • Sport
  • Sport

    “10-shi i kombëtares”- FFK’ja tenton t’ia “marrë zemrën” Zhegrovës pas paraqitjes fantastike kundër Real Madridit

    Insajderi
    03 October 2024 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit të Kosovës ka tentuar t’i hyjë në qejf sulmuesit Edon Zhegrova, pas paraqitjes fantastike të tij kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve. Zhegrova në ndeshjen e mbrëmshme u shpall MVP i ndeshjes.

    FFK’ja iu është referuar Zhegrovës si “10-shi i kombëtares së Kosovës”, duke prezantuar statistika nga paraqitja spektakolare e Zhegrovës në fanelën e Lille-it kundër “mbretërve”, shkruan Insajderi.

    “10-shi i Kombëtares së Kosovës mbrëmë u shpall “Lojtari i ndeshjes” në përballjen e ekipit të tij, LOSC Lille, kundër klubit mbretëror Real Madrid, në kuadër të garës më të madhe të klubeve, Ligës së Kampionëve, të cilën e fituan me rezultat 1:0”, thuhet në postimin e FFK’së.së.

    “Zhegrova në këtë ndeshje luajti për 90 minuta dhe ishte lojtari kyç në fitoren e rëndësishme të ekipit të tij, me 62 prekje me topin, 88% saktësi të pasimeve dhe shtatë duela të fituara”.

    FFK’ja e bën këtë veprim pasi vendosi ta largojë grumbullimin Zhegrovën, Aro Muric dhe Florent Muslijën për shkak se “thyen rregulloren”.

    Zhegrova u bë shkak i tre pikëve të arta të Lille-it mbrëmë, i cili arriti ta nxjerrë penalltinë që ia siguroi golin e vetëm ekipit francez kundër kampioneve në fuqi të Ligës së Kampionëve. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark