Më shumë se 2,500 refugjatë në Gjermani u sulmuan vitin e kaluar, sipas një raporti nga Ministria e Brendshme, duke rritur kështu frikën për sigurinë e tyre, pasi që ata kanë ikur nga lufta dhe persekutimit, nga vendi i tyre.
Në një deklaratë të dielën, Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, sipas shifrave të policisë ka treguar se më shumë se 3.500 sulme ndaj refugjatëve kanë ndodhur gjatë vitit 2016.
Këto sulme kanë lënë të paktën 560 persona të plagosur, duke përfshirë 43 fëmijë, shkruan Aljazeera.
“Njerëzit të cilët janë larguar nga vendi i tyre, nga shtëpia e tyre dhe kërkojnë mbrojtje në Gjermani kanë të drejtë të presin strehim të sigurt”, ka thënë Ministri i Brendshëm i Gjermanisë.
Këto sulmet kanë përfshirë zjarrvënie në strehimoret e refugjatëve dhe azilkërkuesit. /Insajderi.com