Dhjetë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar pasi në rrugën Bourbon të New Orleans pasi një veturë kishte goditur turmën e më pas kishte filluar të shtinte me armë zjarri.
Njerëzit e plagosur janë transportuar në spital dhe policia është në vendngjarje.
“Distrikti i 8-të aktualisht po punon për një incident me viktima masive që përfshin një automjet që u përplas me një turmë të madhe në Canal dhe Bourbon Street. Janë 30 pacientë të lënduar që janë transportuar nga NOEMS (New Orleans Emergency Medical Services) dhe 10 të vdekur. Partnerët e sigurisë publike po reagojnë në vendngjarje”, thanë autoritetet atje, ndërsa thanë se do të japin edhe informata shtesë pë rastin, shkruan CNN,