Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar edhe 428 raste të reja.
Rezultati ka dalë nga testimi i 1853 mostrave.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 128 të shëruar.
Deri tash Maqedonia ka kryer 221 mijë testime. Më shumë se 23 mijë kanë rezultuar pozitivë, ndërsa kanë vdekur 834 persona. 5555 është shifra e rasteve aktuale.