10 vite shpresë, 26 vite pikëllim: Babai gjen eshtrat e djalit që serbët ia morën me zor nga dora- Gjithmonë e kam para syve atë moment të mallkuar - Insajderi
×
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    10 vite shpresë, 26 vite pikëllim: Babai gjen eshtrat e djalit që serbët ia morën me zor nga dora- Gjithmonë e kam para syve atë moment të mallkuar

    Insajderi
    22 March 2025 - 20:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Maliq Kryeziu nga Malisheva ka dhënë një intervistë emocionale për Insajderin, duke ndarë historinë e dhimbshme të kërkimit të djalit të tij, Mentorit, i cili u zhduk gjatë luftës së fundit në Kosovë më 4 prill 1999.

    Pas një periudhe shumë të gjatë, katër ditë më parë ai mori lajmin e dhimbshëm se trupi i Mentorit ishte gjetur dhe identifikuar.

    Maliqi tregoi se gjatë atyre viteve të vështira, kishte pritur me shpresë rikthimin e djalit të tij.

    Fillimisht, i kishin thënë se serbët e kishim marrë për të punuar dhe ai kishte qëndruar për një javë në kufirin me Shqipërinë duke e pritur, duke pyetur kalimtarët për fatin e tij.

    Pasi kishte kaluar një periudhë të gjatë 10 vjeçare në pritje dhe shpresë, Maliqi kishte humbur çdo shpresë.

    Momentin e fundit me Mentorin, ai e si një dhimbje të thellë, duke thënë se djalin ia morën nga duar dhe se dëshironte të shkonte bashkë me të.

    Ky është një rrëfim i dhimbshëm, një histori e humbjes dhe shpresës, që pas më shumë se dy dekadash, në fund, gjeti një përgjigje. Në vijim mund të ndiqni storien e realizuar nga gazetarja Dijellza Preniqi.

    Pas 26 viteve, babai gjen eshtrat e djalit që serbët ia morën nga dora


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark