100 ditët në pushtet të njeriut që po zhvillon fushatën e egër kundër drogës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    100 ditët në pushtet të njeriut që po zhvillon fushatën e egër kundër drogës

    Insajderi
    05 October 2016 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Plot 3.400 të vrarë dhe të paktën 20 mijë të arrestuar. Me këtë bilanc, presidenti famëkeq i Filipineve Rodrigo Duterte shënon 100 ditët në pushtet.

    Njeriu që po pushton faqet e para të mediave botërore për fushatën e egër kundër drogës, e gjithashtu komenteve aspak diplomatike kundër udhëheqësve të huaj, kryesisht Barack Obamës, mori frerët e vendit në qershor me premtimin se do të shfaroste krimin dhe korrupsionin brenda 6 mujave.

    Fjalës së dhënë po i qëndron besnik, duke angazhuar policinë dhe gjithashtu skuadrat sekrete të vdekjes për eliminimin fizik të atyre që kundërshtojnë arrestimin, trupat e të cilëve ekspozohen jo rrallë për publikun.

    Duke e krahasuar veten me Hitlerin, që sipas tij kishte masakruar 3 milionë hebrenj, deklaroi se do të ishte i lumtur të bënte të njëjtën gjë me përdoruesit e trafikantët e drogës. Përballë protestave ndërkombëtare, Duterte kërkoi falje vetëm për numrin e viktimave të Holokaustit, që në të vërtetë ishte 6 milionë. Por edhe pse jashtë vendit politikat e tij po shkaktojnë alarm, brenda kufijve, të shumtë janë ata që e mbështesin plotësisht.

    “Tani ndihem e sigurtë kur shkoj në shtepi dhe nuk kam më frikë të eci e vetme nëpër rrugë”, tha një qytetare.

    E megjithatë ka edhe nga ata që e kundërshtojnë fushatën e Dutertes.

    “Po sikur të vritet ndonjë person gabimisht, i cili ka 5 fëmijë për të ushqyer dhe për të shkolluar, e gjithashtu një grua të sëmurë? Do t’i vrisni, pastaj do të shkoni për t’i ndihmuar? Kjo është çmenduri”, tha një qytetar, shkruan tch.

    Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kritikojnë ashpër Duterten, për ato që i quajnë shkelje të të drejtave të njeriut. Vet presidentit filipinas duket se nuk i interesojnë aspak komentet apo masat e marra nga përtej kufijve. Në një prononcim të martën, ai i tha Presidentit amerikan Barack Obama të shkonte në djall, pasi SHBA-të refuzuan t’i shisnin disa lloj armësh vendit të tij.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark