100 eurot për punëtorët, Jusuf Azemi ia shtron një pyetje ministrit Murati - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    100 eurot për punëtorët, Jusuf Azemi ia shtron një pyetje ministrit Murati

    Insajderi
    11 May 2022 - 13:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i SPSPK-së Jusuf Azemi ka kërkuar sqarime nga ministri i Financave Hekuran Murati rreth mjeteve shtesë prej 100 eurosh për punonjësit e sektorit privat.

    Më 21 prill 2022 ishte hapur aplikimi për punëtorët e sektorit privat për marrjen e burnusit nga 100 euro në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, por edhe pas 20 ditësh këto mjete ende nuk janë ekzekutuar.

    “Ne e kuptojmë se të gjithë ata që nuk kanë të dhëna të sakta, shkaktojnë problem, por shtrohet pyetja, pse për ata te cilët këto të dhëna i kanë të sakta nuk lëshohen mjetet?”, pyeti Azemi.

    “Ministri Murati kishte deklaruar se do të formohet komisioni për verifikimin e aplikuesve, dhe ne mendojmë që verifikimi le të bëhet për ata që kanë mungesën e te dhënave, por për ata që janë në rregull kjo vonesë po shkakton nervozizëm, andaj ju thërrasim që ata të cilët kanë bërë aplikimin në rregull të bëhet shpërndarja e mjeteve të cilat iu premtuan nga Qeveria”, ka thënë kreu i sindikatës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark