Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë dhe 223 të tjerë janë plagosur gjatë luftimeve të ashpra në qytetin sirian Aleppo.
Këto të dhëna janë vetëm për ditët, e premte, e shtunë dhe e diele paradite.
Të dhënat janë publikuar nga UNICEF, vullnetarët e të cilit raportojnë se Aleppo është duke përjetuar ankthe të tmerrshme pas luftimeve në tokë dhe bombardimeve nga qielli.
UNICEF shkruan në një raport të tij se fiks 6 fëmijë kanë vdekur përnjëherë si pasojë e një bombardimi.