Kylian Mbappe i dha fund aventurës 7-vjeçare me PSG-në dhe firmosi si lojtar i lirë me Realin e Madridit. Duke realizuar më në fund ëndrrën e fëmijërisë për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.
Ama, sulmuesi francez nuk ka mbyllur çdo llogari me kampionët e Francës. Dhe pretendon rreth 100 mln euro borxhe nga drejtuesit e PSG-së.
Shumë ku përfshihen disa paga të padhëna dhe shpërblime të lidhura me arritjet personale dhe të skuadrës, që nuk i ka marrë ende.
L’Equipe raporton se Mbappe ka njoftuar klubin me anë të një shkrese zyrtare dhe pret që milionat t’i kalojnë në llogarinë bankare deri në fund të muajit.
E përditshmja franceze bën të ditur se bëhet fjalë për pagat e muajit prill dhe maj, si edhe bonusin e besnikërisë të rënë dakord me rastin e rinovimit të fundit në maj 2021.