100 studentë të Universitetit të Prishtinës do të bëjnë praktikë në MASHT – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    100 studentë të Universitetit të Prishtinës do të bëjnë praktikë në MASHT

    Insajderi
    10 October 2016 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami dhe rektori i Universitetit “Hasan Prishtina, z. Marjan Dema, kanë nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi, për pranimin e studentëve në punë praktike, në të gjitha fushat që ndërlidhen me Ministrinë e Arsimit dhe institucioneve vartëse të saj.

    Në bazë të kësaj marrëveshje Ministria e Arsimit do të marrë nga 100 studentë në vit, në interval çdo tre muaj nga të gjitha degët e UP-së, përzgjedhjen e të cilëve e bënë Universiteti i Prishtinës, raporton Insajderi.

    “Studentët gjatë kryerjes së praktikes do të paguhen me nivel të një page minimale në Kosovë, do të pajisen me certifikata dhe do të kenë përparësi për punësim”, ka thënë Ministri Arsim Bajrami. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark