“101 arsye për Drenasin Kampion” – Lladrovci prezanton vizionin për mandatin e ardhshëm - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    “101 arsye për Drenasin Kampion” – Lladrovci prezanton vizionin për mandatin e ardhshëm

    Insajderi
    02 October 2025 - 23:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për kryetar të Drenasit nga lista “Për Drenasin Kampion”, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar tubime zgjedhore me qytetarët e Damanekut, Krajkovës dhe të Lagjes Bytyçi-Arllat, ku prezantoi vizionin për mandatin e ardhshëm dhe 101 arsyet për të kërkuar besimin e qytetarëve.

    Në tubimet e mbajtura bashkë me kandidatët e asamblesë nga lista e tij, Burbuqe Istogu Hoxha, Vjosa Hoxha dhe Burim Bujupi, Lladrovci tha se përkrahja e qytetarëve ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht motit të keq dhe shiut.

    “Qytetarët kampionë janë të vullnetshëm për të vazhduar qeverisjen me barazi para ligjit, barazi gjinore dhe vlera të tjera që na bëjnë kampion,” u shpreh ai.

    Lladrovci kritikoi gjithashtu atë që e quajti “shkolla e shpifjeve dhe shantazheve”, duke theksuar se as profili më i rremë nuk mund të tjetërsojë të vërtetën për punën e bërë nga qeverisja e tij dhe bashkëpunimin me qytetarët.

    Ai përmbylli fjalimin me një mesazh mirënjohjeje “Qytetarë, 101 herë faleminderit për praninë tuaj. Vazhdojmë edhe katër!”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark