×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    101 dokumente sekrete mbi Ismail Kadarenë

    Insajderi
    02 November 2016 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kadare do të rikthehet sërish në qendër të vëmendjes përmes dokumenteve arkivore që dëshmojnë denoncimet për shkrimtarin dhe veprën e tij.

    Gazetari Dashnor Kaloçi rikthehet në një edicion të dytë të këtyre dokumenteve, pas librit të parë “Kadare i denoncuar”, botimet UET Press.

    Për këtë ngjarje për letrat shqiptare, ditën e diel ai ka marrë vëmendjen e kanalit të parë të televizionit shtetëror të Kanadasë, OMN 1 në programin “Pasqyra shqiptare”, që zgjati 25 minuta.

    Përveç librit të parë “Kadare i denoncuar”, Kaloçi ka prezantuar edhe botimin e ri “Kadare në dokumentet e pallatit të ëndrrave”, ku tregon gjithë procesin e punës deri në botimin e të dy librave.

    Janë 101 dokumente të panjohura arkivore të Sigurimit të Shtetit dhe Komitetit Qendror të PPSH-se, të klasifikuara “Tepër Sekret”, me procesverbale të mbledhjeve të Lidhjes së Shkrimtarëve, Byrosë Politike të KQ të PPSH-së. Ato përmbajnë analiza, kritika, propozime, dëshmi, informacione, raporte, relacione, letra, akuza, spiunime e denoncime ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, të papublikuara më parë, shkruan Kultplus.

    Spartak Ngjela citohet tw ketw thwnw , “Arshi Pipa e ka thënë i pari në kritikën që i bëri veprës Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur dhe e tha shumë bukur: “Fakti që kjo vepër letrare ka vlerë letrare është kundër regjimit”. Në fakt kjo është maksimë e njohur sot. “Nuk është çështja që je kundër regjimit se ke dalë dhe ke folur kundër tij. Ke krijuar metodë në funksion të një lirie. Dhe këtë e ka bërë Kadareja”.

    Ndërsa kritiku Ali Aliu është shprehur se: “Një djalë i ri, ish-studenti im, më solli një roman me dorëshkrim. E lexova dhe u mahnita. Trajtonte temën e goditjes më 1945, të partizaneve kosovare, në një zonë te Malit të Zi nga forcat partizane jugosllave. Për autorin ky roman do të qe i mjaftueshëm për ta çuar në burg. E pyeta për pasojat dhe u binda se ai qe i gatshëm të përballonte çdo gjë. E këshillova të hiqte dorë. Është më mirë një roman më pak i botuar, se sa një shkrimtar i vërtetë kosovar në burg”.

    Pas botimit të parë me 32 dokumente, ky botim pritet të japë dëshmi të reja për veprën e Kadaresë, që ndoshta do të sjellë një debat tjetër, jo fort të ri, që lidhet drejtpërsëdrejti me hapjen e dosjeve e sidomos denoncimit të krimeve të komunizmit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark