103 deputetë në nisje të seancës për zgjedhjen e Presidentit, voton LSI dhe PDIU - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    103 deputetë në nisje të seancës për zgjedhjen e Presidentit, voton LSI dhe PDIU

    Insajderi
    04 June 2022 - 18:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    103 deputete kanë qënë të pranishëm në Kuvend në nisje të seancës për raundin e katërt të votimit të Presidendetit të ri të vendit.

    Një pjesë e deputeteve u larguan në momentin që nisi procesi I votimit.

    Bëhet fjalë për grupin e Berishës, të cilët dolën nga salla me debat pasi lideri historic I selisë blu kërkoi të marrë fjalën para se të niste votimi për procedure, por kërkesa iu refuzua nga kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla.

    Në sallë kanë qëndruar një pjesë tjetër e deputeteve demokrate dhe e grupeve të tjera parlamentare të opozitës.

    Monika Kryemadhi dhe përfaqësuesit e tjerë të LSI kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Sikurse ne votim moren pjese edhe perfaqesuesit e grupit parlamentar te PDIU.

    Ne raundin e katert, zgjedhja e Presidentit, ne kete rast e emrit te Bajram Begajt mund te behet me shumice te thjeshte votash, konkretisht me 71 vota, ndonese PS pretendon se numri mund te jete me i larte.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark