Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë se aeroplani i tyre ushtarak, i cili po merr pjesë në një mision luftarak kundër rebelëve të mbështetur nga Irani, në Jemen, është zhdukur.
Ushtria e Emirateve ka thënë sot përmes një deklarate të shkurtë se ky aeroplan luftarak ka “humbur”, por nuk ka dhënë hollësi të tjera.
Arabia Saudite dhe koalicioni i shteteve Arabe kanë hyrë në një luftë civile në Jemen, vitin e kaluar, në përpjekje për ta rikthyer presidentin Abd-Rabbu Mansur Hadi, pasi rebelët Huthi dhe forcat mbretërore të ish-presidentit, Ali Abdullah Saleh e rrëzuan atë nga pushteti.
Ky është rasti i parë që një aeroplan luftarak i Emirateve zhduket, që nga fillimi i kësaj fushate, në mars të vitit të kaluar.
Në dhjetor, një aeroplan F-16 i Bahrejnit u rrëzua nëArabinë Saudite, si pasojë e “gabimeve teknike”.