Këtë fundjavë në Sidnej të Audtarlisë u mbajt ekspozita më e madhe e artit trupor, që quhet “Ekspozita ndërkombëtare e Tatuazheve”.
Më shumë se 10 000 persona morën pjesë në këtë ngjarje e cila zuri vend që nga 11 marsi deri më 13 mars, njofton Daily Mail.
“Artistët janë shumë të lumtur që mund të punojnë me mijëra persona dhe t’i tregojnë talentin e tyre njerëzve që nuk kanë mundësi ta shohin”, thotë menaxherja e marketingut të ekspozitës, Rhiannon Kennedy.
Ajo shton se ky event po rritet nga viti në vit dhe njerëzit po e vlerësojnë artin e shpalosur aty. /Insajderi.com