×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori rus në Beograd ofron përkrahje Serbisë pas letrës së Biden-it

    Insajderi
    10 February 2021 - 08:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko deklaroi se Moska si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e organizatave të tjera është e angazhuar për të penguar anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për njohje tjera të pavarësisë.

    “Rusia nuk është pjesëmarrëse në dialog, por është anëtare e përhershme e KS të OKB-së dhe po e  ndjek situatën në Kosovë. Situata në Kosovë nuk është përmirësuar për banorët serbë, nuk ka ndjenjë sigurie, ndërsa ka tensione të shumta nga ana e elitës politike kosovare”, ka pretenduar ai.

    Letrën e Biden e kanë quajtur mesazh shqetësues nga Rusia.

    “Mesazhet shqetësuese nga Kosova, por edhe nga disa vende perëndimore, që zgjidhja është e mundur vetëm me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës janë shqetësuese.

    Zgjidhja afatgjate dhe e drejtë e çështjes së Kosovës mund të arrihet vetëm në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, rezolutës 1244 të KS të OKB-së” deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark