11 deputetë socialistë jashtë Parlamentit, si po riformatohet përfaqësimi në qarkun e Tiranës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    11 deputetë socialistë jashtë Parlamentit, si po riformatohet përfaqësimi në qarkun e Tiranës

    Insajderi
    19 May 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërsa numërimi i votave nga diaspora është drejt fundit, gara në qarkun e Tiranës mbetet e fortë dhe me surpriza të mëdha për Partinë Socialiste. Rezultatet paraprake tregojnë se 11 figura të rëndësishme të kësaj force politike rrezikojnë të mos jenë pjesë e legjislaturës së re që pritet të nisë në shtator.

    Mes emrave që kanë mbetur jashtë listës fituese për momentin, bien në sy ish-ministra, deputetë me eksperiencë dhe figura të njohura të jetës parlamentare: Lista e 11 emrave që rrezikojnë të mos jenë në Kuvend.

    Pandeli Majko

    Mimi Kodheli

    Klotilda Bushka

    Ermonela Felaj

    Xhemal Qefalia

    Toni Gogu

    Arben Pëllumbi

    Etjen Xhafaj

    Etilda Gjonaj

    Plarent Ndreca

    Blerina Gjylameti

    Brenda radhëve të socialistëve, garat më të ngushta po zhvillohen mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, si dhe mes Orlando Rakipit dhe Xhemal Qefalisë – çka tregon një rivalitet të brendshëm intensiv për pozicionet fituese.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark