11-shi i LDK-së: Nesër votoni LDK-në, për një Kosovë më të sigurt, më të fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë – Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    11-shi i LDK-së: Nesër votoni LDK-në, për një Kosovë më të sigurt, më të fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë

    Insajderi
    08 February 2025 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i LDK-së për deputet, Xhafer Gashi ka falënderuar të gjithë mbështetësit e kësaj partie pas tubimit madhështor që u mbajt në sheshin “Skenderbeu”.

    Në veçanti, Gashi ka falënderuar të gjithë familjet që me zemërgjerësi hapën dyert e tyre në këtë kohë fushate.

    “Me përkushtimin dhe vizionin tonë të përbashkët, do të ndërtojmë një qeverisje më të drejtë dhe më të zhvilluar. Prandaj, nesër, më 9 shkurt, ju ftoj të dilni dhe të votoni LDK-në, për një Kosovë më të sigurt, më të fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë”, ka shkruar ai në facebook.

    Postimi i plotë:

    Të dashur qytetarë, aktivistë dhe mbështetës të LDK-së

    Nga zemra ju falënderoj për pritjen e ngrohtë, përkrahjen dhe angazhimin tuaj të palodhur. Falë jush, LDK-ja po dëshmon se është forca e ndryshimit dhe e shpresës për Kosovën.

    Një falënderim i veçantë shkon për të gjitha familjet që me zemërgjerësi hapën dyert e tyre dhe na pritën me respekt e dashamirësi. Mbështetja juaj është shtylla e fitores sonë dhe dëshmia më e mirë se LDK-ja mbetet zgjedhja e qytetarëve për një të ardhme më të mirë.

    Me përkushtimin dhe vizionin tonë të përbashkët, do të ndërtojmë një qeverisje më të drejtë dhe më të zhvilluar. Prandaj, nesër, më 9 shkurt, ju ftoj të dilni dhe të votoni LDK-në, për një Kosovë më të sigurt, më të fortë dhe me më shumë mundësi për të gjithë!

    Së bashku për fitoren!

    #LDK124

    #LumirAbdixhiku01

    #XhaferGashi11

    #LindaBekteshi66

    Xhafer Gashi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark