×
  • Lajme
  • Lajme

    11 të lënduar, bllokim total i Prishtinës- Si e shokoi qytetin kamioni i tenderuesit të madh të Përparim Ramës

    Insajderi
    11 October 2024 - 20:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Veternik ngasësi i një kamioni ka humbur kontrollin duke shkaktuar aksident. Në aksident u përfshinë 11 vetura duke u lënduar 11 persona. Ky aksident shkaktoi bllokim total të Prishtinës. Kamioni që u bë shkaktar është i kompanisë “Sallahu’. E njëjta njihet si tenderues i madh i Komunës së Prishtinës.

    Nga Policia e Kosovës, kanë dhënë detaje për aksidentin.

    “Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se në Veternik ka ndodhë një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe 11 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar 11 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.

    Ndërsa në fotot e siguruara nga Gazeta Insajderi, vërehet se kamioni që u përfshi në aksident mban llogon e kompanisë “Sallahu”.

    Kush është kompania që shkaktoi aksidentin?

    Kompania ‘Sallahu’ ka për pronar Naim Sallahun.

    Ky i fundit u bë i njohur për tenderin e majmë që e mori nga Përparim Rama për rrugën A.

    Gazeta Insajderi kishte raportuar në vazhdimësi për lidhjet e Sallahut me kryetarin e Prishtinës dhe tenderin milionësh të rrugës A.

    Pronarët e kontraktorit të komunës së Prishtinës, “Sallahu” i ishte ngritur një aktakuzë: thelbi i së cilës është falsifikim i dokumenteve për tenderë.

    Ky tender prej 8.5 milionë euro i ishte dhënë kompanisë private nga Kaçaniku, “Sallahu SH.P.K.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark