Qyteti i Vrajës në Serbi është përballur me një valë tërmetesh që kanë shqetësuar banorët gjatë 24 orëve të fundit.
Janë regjistruar gjithsej 11 tërmete me magnituda që variojnë nga 1.5 deri në 3.9 shkallë të Rihterit.
Tërmeti më i fuqishëm ndodhi sot në orën 20:50, me magnitudë 3.9, dhe lëkundjet janë ndier jo vetëm në Serbi, por edhe në Kosovë, veçanërisht në zonat pranë kufirit. /MeteoKosova/