Kur mbreti i Bahreinit futi si dënim për ata që e “ofendojnë” atë, nuk ngjalli edhe aq reagime, duke qenë se vendi që ai drejton tashmë kishte bërë shumë ligje të tjera që cenojnë bazat e lirisë së popullit të tij.
Por ajo çfarë bëri bujë ishte fakti se në dënimin për ata që ofendojnë mbretin do të rrahën me kamxhik.
Shumë larg sistemit mbretëror të Bahreinit, Kosova është përfshirë në një debat të ashpër në lidhje me ndryshimet e Kodit Penal ku parashihet edhe dënimi deri në 5 vjet burg për ata që fyejnë ose shpifin kundër presidentit të vendit.
Ka shumë vende të tjera ku fyerja e liderit është vepër penale edhe nëse shkruhet nëpër libra.
Megjithatë përpos Kosovës këto janë 11 vendet e tjera ku fyerja ose shpifja ndaj liderit të vendit është vepër penale.
Azerbajxhani – deri në dy vite burg
Në këtë shtet ata që fyejnë presidentin apo liderin e vendit mund të dënohen deri në 2 vite burg ndërsa nëse atë e krahasojnë me ndonjë figurë si Hitleri apo Charlie Chaplin mund të dënohen deri në 5 vite burg.
Libani – deri në 2 vite burg
Në Liban nëse fyen ose shkruan diçka kundër presidentit të Republikës mund të dënohesh deri në 2 vite burg. Edhe nëse publikon diçka në gazeta mund të dënohesh me 5 vite burg.
Venezuela – deri në 40 muaj burg
Sipas Ligjeve në Venezuelë nëse fyen shkruan ose flet diçka që interpretohet si fyerje ndaj presidentit mund të dënohesh deri në 40 muaj burg.
Polonia – deri në 3 vjet burg
Kur në vitin 2014 presidenti rus Vladimir Putin vizitoi Poloninë mbi 28 protestues u arrestuan pasi ata përdorën disa posterë. Por mbi 30 të tjerë u arrestuan pasi ata fyenin presidentin pse takohej më ta. Ata u dënuan deri në 3 vite burg, aq sa është edhe maksimalja e dënimeve me Kodin Penal të këtij vendi.
Turqia – deri në 4 vite burg
Kodi Penal turk parashikon se kushdo që fyen presidentin mund të përballet me 4 vite burg. Shumë njerëz kanë reaguar ashpër ndaj gjestit të autoriteteve turke, duke thënë njerëzit thjesht mund ta shprehin mendimin e saj dhe nuk mund të arrestohet vetëm sepse nuk i pëlqen qeverisë.
Holanda – deri në 5 vite burg
Edhe pse vendi drejtohej nga një liberal, Holanda kishte miratuar Kodin Penal që nëse e fyen monarkun e jo presidentin. Ata që dënojnë monarkun e këtij vendi dënohen deri në 5 vite burg.
Kameruni – 20 milionë franga ose 5 vjet burg
NË Kamerun nëse e fyen liderin duhet të jesh super i pasur ose të jesh super i gatshëm që të vuash burg. Nëse i ke 20 milionë franga atëherë mund ta bësh këtë sa herë të duash por nëse nuk dëshiron të vuash 5 vite burg atëherë ky shtet të sugjeron ta mbyllësh gojën.
Bharain – deri në 7 vite burg
Monarku i Mbretërisë së këtij shteti është gati një hyjni. Dënimi minimal është 7 muaj nëse e ke fyer në rreth të ngushtë por nëse fyerje është publike automatikisht dënohesh me 7 vjet burg.
Kuvajt – largim nga shteti
Nëse Sheikh Sabah al-Ahmad al-Sabah ndihet i fyer ose mendon që ju keni shpifur ndaj tij, atëherë me pak fat mund të vuash 5 vite burg por nëse gjendesh seriozisht fajtor atëherë nuk ke vend në këtë shtet. Do të deportohesh.
Tajlanda – deri në 15 vite burg
Ndryshe nga Kuvajti në Tajlandë nuk deportohesh por do të rrish në burg fiks 15 vite.
Irani – rrahje me kamxhik apo 13 vjet burg
Në Iran kamxhiku dhe 13 vjet burg janë dënimi nëse “fyen ndonjë udhëheqësin e tri degëve të qeverisë, deputetët dhe ministra bashkë me liderin”.