11 vjetori i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj: Rrugëtim aspak i lehtë, por nuk e kemi harruar qëllimin tonë, Kosova e para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    11 vjetori i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj: Rrugëtim aspak i lehtë, por nuk e kemi harruar qëllimin tonë, Kosova e para

    Insajderi
    28 February 2025 - 12:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e Fatmir Limajt, NISMA Socialdemokrate, ka mbushur 11 vjet.

    Në njoftimin e Fatmir Limajt, thuhet se “për 11 vjet, NISMA Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar”.

    “Për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!”.

    Tutje Limaj ka falenderuar aktivistët, dhe çdo individ që në çfarëdo forme ka kontribuar në rritjen dhe konsolidimin e NISMA-së për 11 vite.

    Postimi i plotë:

    Urime 11-vjetori i NISMA Socialdemokrate!

    Për 11 vjet, NISMA Socialdemokrate ka luajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike të Kosovës dhe është angazhuar për një shoqëri më të drejtë, barabartë dhe më të zhvilluar.

    Bashkë kemi qenë pjesë e një rrugëtimi të gjatë dhe aspak të lehtë, duke u ballafaquar me sfida të ndryshme, por në asnjë moment, për asnjë çast, nuk kemi harruar qëllimin tonë: Kosova e para!

    NISMA do të vazhdojë të jetë e angazhuar dhe e përkushtuar për të kontribuar në një të ardhme më të mirë e të sigurt për Kosovën dhe qytetarët e saj.

    Andaj, përmes këtij postimi, më lejoni t’iu shpreh gjithë mirënjohjen time aktivistëve, strukturave udhëheqëse dhe çdo individi që në çfarëdo forme ka kontribuar në rritjen dhe konsolidimin e NISMA-së për 11 vite.

    Fatmir Limaj


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark