Kjo shumë regjistron një rekord botëror për artistin. Çmimi përfshin komisionin dhe shpenzimet.
Kjo është hera e parë që një pikturë impresioniste kapërcen pragun simbolik të 100 milionë dollarëve.
Piktura e përmasave 72×92 është pjesë e një koleksioni të pikturuar nga Monet gjatë stinës së dimrit 1890-1891 në shtëpinë e tij në Giverny, Normandi.
Një vepër tjetër e serisë “Meules” u shit në nëntor të 2016 nga shtëpia Christie’s në Nju Jork për 81,4 milionë dollarë.
Ashtu si kjo kopje unike, piktura e shitur një ditë më parë paraqet një mullar me bar në perëndim të diellit./Atsh/