Andi Bushati: Mediat që urren Edi Rama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Andi Bushati: Mediat që urren Edi Rama

    Insajderi
    17 March 2016 - 09:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bushati ka shkruar se mediat online kanë ndikuar që gazetarët të kenë më shumë hapësirë për të shprehur mendimin e tyre. Në të njejtën kohë, sipas tij, kanë bërë që pushteti ta ketë më të vështirë  kontrollimin e mediave për shkak të numrit të madh të tyre.

    “Ai (Edi Rama) ka një problem shumë më të madh, sepse tanimë, atij nuk i duhet të mbyllë borxhet e disa pronarëve, por zërat, gojët dhe lapsat e dhjetra dhe qindra gazetarëve. Prandaj kryeministri po tenton të ndjekë një taktikë të re: atë që nuk e blen dot me para, po mundohet ta heshtë me anë të ligjit”, ka shkruar Bushati.

    Ai shkruan se po të mos ishin mediat e reja online zgjidhja do të ishte më e lehtë.

    Rama, sipas tij, do të ndikonte në media duke dhënë leje ndërtimi për Klanin, Vizionin, Shekullin e Panoramën si dhe duke dhënë liçensa të paligjshme dhe parkingje qyteti për Topin.

    “Edi Rama, me aftësinë e një mjeshtri të propagandës, ka kuptuar një gjë. Rreziku i tij nuk janë mediat tradicionale tashmë të diskredituara. Rivali i tij nuk është opozita që ende rreket të mbrojë qeverisjen e vjetër. Armiku i tij real, janë zërat e rinj dhe të lire, që po gëlojnë në rrjet. Prandaj dhe ai po përpiqet të gjejë rrugë ligjore për ti neutralizuar ato”, ka shkruar Bushati.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark