Një shkarje dheu në provincën jugperëndimore të Kolumbisë, Putumayo ka bërë që balta të vërshojë nëpër shtëpi, duke lënë të vdekur së paku 112 persona.
Shirat e dendura kanë shkaktuar që disa lumenj të dalin nga shtrati, duke vërshuar nëpër rrugët dhe shtëpitë e qytetit Macao të provincës Putumayo, njofton The Telegraph.
Presidenti i Kolumbisë Juan Manuel Santos ka konfirmuar se të paktën 112 persona janë vrarë, pasi shirat e forta shkaktuan një ortek me baltë. /Insajderi.com