
Administrata Tatimore ka njoftuar se kreu i këtij institucioni ka pasur sot një takim të rëndësishëm. Ka takuar Lulzim Rafunën, drejtorin e Doganës së Kosovës. Njoftimi i ATK-së tregon se dy drejtorët kanë diskutuar për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit mes dy Institucioneve.
“Gjithashtu të dy Drejtorët kanë shprehur gatishmërinë për mbështetjen e grupit koordinues për procesin e bashkimit të ATK-së dhe Doganës në një Agjenci të vetme”, thuhet në njoftimin e ATK-së, raporton Insajderi.
Doganat dhe ATK-ja janë organe qendrore të Ministrisë së Financave. Dy drejtorët i raportojnë ministrit të Financave. Ata janë pjesë e organogramit të Ministrisë së Financave dhe takimet e tyre janë rutinore dhe obligative për kryerjen e përgjegjësive që i delegohen nga Ministri i Financave. (Insajderi)