×
  • Lajme
  • Lajme

    114 çifte i dhanë fund martesës së tyre vetëm gjatë prillit

    Insajderi
    17 June 2024 - 15:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Numri i shkurorëzimeve është rritur viteve të fundit në Kosovë.

    Vetëm gjatë muajit prill të këtij viti 114 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    Por nuk pati vetëm shkurorëzime, pasi që shumë çifte gjatë këtij muaji kurorëzuan dashurinë e tyre.

    Sipas të dhënave të ASK -së vetëm gjatë muajit prill janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 466 kurorëzime.

    “Në muajin Prill 2024 janë regjistruar gjithsej 1 466 kurorëzime (brenda dhe jashtë Kosovës), kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 114 raste”, thuhet në raportin e ASK- së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark