×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Celularët e mençur do të zhduken

    Insajderi
    02 April 2017 - 21:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë, ndoshta jo shumë shpejtë – por ende më shpejtë sesa që e mendoni – celularët e mençur do të zhduken, njëjtë si telefonat fiks dhe makinat e faksit që u zhdukën pas ardhjes së celularëve të mençur.

    Mos u shqetësoni, ndoshta jemi një dekadë larg që kjo të ndodh, por një gjë e tillë është e pashmangshme.

    Dhe nëse celularët e mençur zhduken, gjërat do të bëhen shumë, shumë të çuditshme për të gjithë, transmeton Gazeta Express.

    Jo vetëm në termat e produkteve individuale, por në atë se si do të jetojmë çdo ditë. Në një shkrim të publikuar në Business Insider, tregohet se si jemi duke shkuar drejt zhdukjes së celularëve – dhe si do të duket bota pa celularë.

    Njerëzit mendojnë se iPhone dhe celularët e tjerë janë pajisje revolucionare. Por, shikoni celularët e mençur nga një tjetër perspektivë.

    Kompjuterët desktop dhe laptopët janë të krijuar nga një kombinim i miut, tastierës dhe monitorit. Celulari i mençur është i njëjtë, veç më i vogël dhe me një ekran virtual me prekje.

    E si do të zhduken celularët? Teknologjia e komunikimit do të kalojë në një fazë të re, të njohur për ne, por të çuditshme.

    Microsoft, Facebook dhe Google janë duke ndërtuar kufje të realitetit virtual, që prodhojnë imazhe të detajuara në 3D drejt e në sytë tuaj. Edhe Apple thuhet se është duke punuar në diçka të tillë, transmeton Gazeta Express.

    Alex Kipman nga Microsoft tha për Business Insider se realiteti virtual do të zëvendësojë dhe “vrasë” celularët e mençur, TV-të dhe çdo gjë tjetër me ekran.

    Me kufjet e realitetit virtual, njerëzit do të mund t’i bëjnë gjërat e njëjta që i bëjnë me celularë: të bëjnë dhe pranojnë thirrje, të bisedojnë, të shikojnë filma dhe të luajnë loja në një botë virtuale të cilën do të mund ta shohin përreth tyre me sy.

    Ndërkohë që sistemet e inteligjencës artificiale si Siri i Apple, Alexa i Amazon, Bixby i Samsung dhe Cortana i Microsoft po bëhen më të mençur, njerëzit jo vetëm që do t’iu flasin më shumë kompjuterëve, por edhe kompjuterët njerëzve.

    Me fjalë të tjera, kompjuterët do t’i “rrëmbejnë” ndjenjat tuaja, më shumë se tani, me shikimin dhe dëgjimin tuaj të futur në teknologji. Është pak e frikshme, apo jo?

    Mendojeni se si do të dukej Facebook në një botë e cila jo vetëm që kontrollon atë çfarë lexoni në celular, por edhe çfarë shihni në botën përreth jush. Duke e parë zhvillimin e shkencës – dhe siç besojnë shumica e njerëzve – kjo është rruga se si celularët erdhën deri këtu ku janë sot.

    Nëse celularët e mençur na dhanë qasje në informacion dhe realiteti virtual e vendosë atë informacion para nesh kur kemi nevojë për të, atëherë nuk është larg që kjo të ndodh – që celularët e mençur të zhduken krejtësisht.

    Musk tha se kjo do të ndodh për shkak të avancimit teknologjik dhe se njerëzit do të përdorin realitetin virtual duke u larguar nga pajisjet fizike. Kështu, nëse celularët vdesin, do të jetë fundi i një epoke.

    Do të jetë fundi i pajisjeve që i mbajmë kudo me vete dhe fillimi i diçkaje që e lidhë trupin tonë drejt me informacionin digjital. Do të jetë e çuditshme…

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark