Qeveria nënshkruan marrëveshje me Elkos-in e Ramiz Kelmendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qeveria nënshkruan marrëveshje me Elkos-in e Ramiz Kelmendit

    Insajderi
    18 March 2016 - 09:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Kosovës sot do të nënshkruaj marrëveshje me kompaninë në pronësi të  Ramiz Kelmendit, deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja parasheh ofrimin e praktikës profesionale për nxënësit e shkollave profesionale në gjithë vendin. Ministria e Arsimit njoftoi mbrëmë se marrëveshja do të nënshkruhet mes ministrit Arsim Bajrami dhe përfaqësuesit të kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendit.

    Nënshkrimi nga ana e Kelmendit përben shkelje të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit. Ligji obligon zyrtarët e lartë publik që heqin nga postet menaxheriale në kompanitë e tyre. Zyrtari i lartë gjatë kohës së ushtrimit të mandatit nuk ka të drejtë të përfaqësojë, promovojë dhe të nënshkruajë marrëveshje në emër të kompanisë që e ka në pronësi.

    Këto përgjegjësi duhet t’i delegoj tek personat tjerë. Kelmendi është pyetur për këtë nga Insajderi. “Këtë pyetje ia kam shtruar edhe vetes mbrëmë. Kam ardhur në përfundim se nuk kam të drejtë të nënshkruajë. Do të nënshkruajë dikush tjetër, ndoshta drejtori apo zv/drejtori”, ka thënë Kelmendi. Por Kelmendi do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit në ora 11:00, në zyrat e kompanisë “Elkos” në Pejë.

    “Do të jem si deputet aty”, ka thënë Kelmendi. Shton se nëse edhe prania si deputet përben problem  atëherë ai mund ta pres në shumë forma ministrin Bajrami.

    “Unë duhet ta pres ministrin Bajrami. Kam obligim edhe njerëzor që ta pres ministrin që viziton pronën time. Do të jem aty si pronar, vëzhgues…”, ka shtuar ai.

    Nënshkrimi i kësaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës vjen vetëm tetë ditë pas paralajmërimit të Kelmendit se mund të braktis Partinë Demokratike të Kosovës. Deputeti Kelmendi thotë se nuk ka ndërlidhje mes këtyre dy veprimeve. Thotë se nënshkrimi i marrëveshjes me Ministrinë e Arsimit ishte diskutuar para disa muajsh, por është shtyrë për shkak të situatës politike.

    Kelmendi i pati rënë pishman vetëm një ditë më vonë dhe kishte deklaruar se do të vazhdonte të qëndronte në PDK. Ai vazhdon të kërkoi postin e zv/kryeministrit për zhvillim ekonomik në Qeverinë e Kosovës. Kërkesë alternative e tij mbetet edhe posti i ministrit të ndonjë prej Ministrive që kanë fushëveprim ekonominë.

    Ramiz Kelmendi- Kërcënimi për postin e adhurueshëm dhe akuzat për dyfytyrësi

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark