×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Legjenda e çuditshme e veprave të humbura të Ernest Hemingueit

    Insajderi
    18 March 2016 - 12:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në vitin 1922, bashkëshortja e parë e Heminguejit, Hadley, jetonte në Paris ndërkohë që Ernesti udhëtonte nëpër Europë si gazetar. Kur ai takoi një botues në Zvicër, i shkroi të shoqes dhe i kërkoi të bashkohej me të në Gjenevë, bashkë me disa prej dorëshkrimeve të tij të pabotuara.

    Kështu Hadley paketoi katër vite prozë të Heminguejit në valixhen e saj dhe i hipi trenit për Paris. Pasi vendosi valixhen, e cila përfshinte të gjithë kopjet e karbonit të veprave, bashkë me origjinalet e tyre, në vendin e posaçëm, ajo shkoi të marrë pak ujë. Kur u rikthye, valixhja kishte “ikur”.

    Ndonëse kërkoi ndihmë nga ata që punonin në tren, valixhja nuk u gjet kurrë. Hadleyt iu desh të udhëtojë deri në Gjenevë duke menduar se çfarë do i thoshte të shoqit kur të mbërrinte. Asgjë prej veprave nuk u gjet ndonjëherë dhe autobiografia e Heminguejit e bën të qartë efektin shkatërrimtar që incidenti pati mbi të dhe marrëdhënien e tyre. Në atë kohë, ai jetonte mirë si gazetar, por nuk ishte aspak gjigandi i letërsisë që do të bëhej. Është magjepsëse të mendosh për personin që vodhi valixhen, dhe zhgënjimin e tij kur e e ka hapur dhe ka parë thjeshtë disa shkrime të një autori amerikan të panjohur./bota.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark