
Ende pa përfunduar ecjen nëpër sallën e madhe ku janë mbledhur shumë personalitete ndërkombëtare dhe vendore në pritjen për Princin Charles, kryeministri Isa Mustafa, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli e kanë lëshuar sallën.
Me t’u takuar me Princin dhe pasi kanë ndërruar disa llafe, Thaçi, Mustafa e Veseli kanë dalë nga salla.
Nuk dihet arsyeja e mos qëndrimit të tyre në sallë por aty po qëndrojnë të gjithë misionet diplomatike në Kosovë dhe gjithashtu edhe liderët opozitar të Kosovës.
Megjithatë Thaçi ka shkruar në Facebook se “Kosova sot i dëshiroi mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, në një vizitë historike të çiftit mbretëror vendit tonë”.
“Rikujtuam me Princin Charles vizitën e tij të parë më 1999 dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi.
Princi Charles arriti në Kosovë para një ore dhe kjo është vizita e tij e dytë pas asaj të vitit 1999 që ishte bërë në rrethana krejtësisht tjera.
Ai së bashku me Dukeshën Camille, gjatë së shtunës kanë një agjendë të ngjeshur.