“The Simpsons” parashikoi presidencën Trump 16 vjet më parë - skenaristi ndjehet në faj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “The Simpsons” parashikoi presidencën Trump 16 vjet më parë – skenaristi ndjehet në faj

    Insajderi
    19 March 2016 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonjëherë “The Simpsons” është si globi magjik që duket se përmban të gjitha përgjigjet. Mjafton të shikosh në odisenë e gjatë të Homerit, thonë, edhe në një farë mënyre një mençuri e deformuar mund të dalë në sipërfaqe.

    Një shembull i kësaj përshtypjeje doli në fillim të vitit kur u kujtua se David Bowie dhe Alan Rickman, të cilët ndërruan jetë pak ditë larg njëri-tjetrit këtë janar përmendeshin të dy në një episod të “The Simpsons” të vitit 2013. Dhe tani kemi edhe një shembull të ri : ekzaktësisht 16 vjet më parë, në një episod të titulluar “Barti në të ardhmen”, komedia parashikoi presidencën e Donald Trump.

    Në episodin e vitit 2000, Liza bëhet presidentja e parë “e rregullt” e kombit, ndërsa vëllai i saj, Barti e humbte jetën në përtaci. Dhe nga zyra Ovale ajo thotë: “Si mund ta dini, ne kemi trashëguar një situatë kritike buxhetore nga presidenti Trump”.

    “Historia ishte në të vërtetë për Bartin që shpëton presidencën e Lizës”, thotë skenaristi i episodit, Dan Greaney në një artikull të botuar nga “Washington Times”. “Liza ka një problem që nuk ka aftësinë ta zgjidhë”, i llojit që vetëm Bart mund t’ia dalë në krye.

    Por si arriti seriali deri tek presidenti Trump? Greaney shpjegon se manjati i pronave të paluajtshme ishte figura e duhur komike në atë kohë, duke nënvizuar se ekipi kishte nevojë për emrin e një të famshmi që do të tingëllonte tinëz absurd.

    Përveç kësaj, Greaney thotë: “Ai dukej si një figurë simpsoniane, përshtatej më së miri, madje dukej se e kishte vendin aty”.

    “Por, tani që ai po kandidon për president, e shoh këtë ide me një sy më të errët”, vijon shkrimtari veteran. “Ai dukej si më i pranueshëm në kohët e vjetra, në mënyrën e tij mburravece”.

    Harvardisti Greaney nuk merr merita për parashikime politike, por vëren “Unë kurrë nuk do ta kisha parashikuar këtë fushatë”.

    Megjithatë, Greaney — i cili ka shkruar edhe skenën e famshme me antemën rodeo për filmin “Borat”- pranon një pjesë të fajit kolektiv për mundësinë që iu dha Trump të lulëzonte si kandidat.

    “Fajësoj veten dhe të tjerët, fajësoj kulturën e komedisë”, tha ai.

    Greaney thotë se filmi “Shtëpia e Kafshëve” që tallet me “normat e sjelljes së hijshme” ndihmoi pikëvështrimin kundërkulturor të vendosej në rrymën e komedisë amerikane, që do të thotë se shfaqje të tilla që talleshin me rrymën hapën rrugën për shfaqje të tilla ngacmuese si “The Simpsons”.

    “Ndoshta gjithë ato ngacmime, thotë ai, në një farë mënyre i dhanë krahë një kandidati anti-rrymës si Trump”.

    “Duket se e kemi djallosur”, thotë Greaney. “Jo ‘Shtëpia e Kafshëve’, jo Trump”

    Gjithsesi, duke e çuar episodin e “The Simpsons” më tej : Liza bëhet presidentja femër historike që pason Trump, por a do të thotë kjo se shfaqja komike po parashikonte presidencën e Hillary Clinton?

    “Liza ishte 8 vjeç në komedi, dhe ajo do të duhej të ishte të paktën 35 për t’u bërë presidente”, thotë Greaney në një anashkalim të zgjuar të pyetjes. “27 vjet janë kohë e gjatë për të pasur shumë presidentë të tjerë”.

    E duke qenë se episodi i vitit 2000 ka kohë të provohet nëse do të jetë një parashikim i saktë, a beson skenaristi Greaney se Trump mund të fitojë?

    “Jo, nuk besoj se Trump mund të fitojë”, thotë shkrimtari. “Por, shfaqja ishte kolektive, kështu që edhe mendja jonë kolektive mund të ketë një përgjigje të ndryshme”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark