Kënga këndohet sot, në ditën që njihet si E Premtja e Mirë – Good Friday, ose e premtja e parë para Pashkëve, dita kur kryqëzimi i Jezusit përkujtohet në Kishën e Krishterë.
Disa pelegrinë nga Serbia sot në Jerusalem kanë kënduar këngën “Oj Kosovo, Kosovo”.
Kënga në fjalë është këngë e folklorit serb, por ku Kosova cilësohet si pjesë e Serbisë, dhe zemra e saj, shkruan Kultplus.
Kënga shpesh këndohet nga nacionalistët serbë si shenjë e dashurisë për Kosovën. Videoja që po qarkullon në internet tregon serbët që të veshur me kryqe këndojnë këtë këngë.
Kënga këndohet sot, në ditën që njihet si E Premtja e Mirë – Good Friday, ose e premtja e parë para Pashkëve, dita kur kryqëzimi i Jezusit përkujtohet në Kishën e Krishterë.