Së paku 12 persona kanë vdekur nga lodhja e dehidrimi duke qëndruar në radhët e trafikut të gjatë në Indonezi.
Siç njofton BBC, të tre shiritat e një rrugë ishin bllokuar për disa ditë në ishullin Java.
Njerëzit kanë qenë duke u kthyer në shtëpitë e tyre për të festuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit kur ka ndodhur bllokada që i detyroi ata të presin.
Shumica e viktimave kanë qenë persona të moshës së vjetër dhe kanë vdekur nga te nxehtit në vetura, thonë zyrtarët. Një nga viktimat po ashtu është një foshnje.
Temperaturat gjatë ditës kanë arritur deri në 30 gradë celsius që ka qenë vështirë e përballueshme nga personat që u bllokuan në trafik.
Trafiku ka qenë aq i gjatë sa ka kaluar 20 kilometra. Zyrtarët shtetëror thonë se vdekjen kanë ndodhur në mes të së dielës dhe të martës.